TIRANE- Partia Demokratike vijon të akuzojë qeverinë Rama për shkarkimet e paligjshme në administratë.
Në një deklaratë për mediat, deputeti i kësaj force politike, Oerd Bylykbashi, ndërsa denoncoi këto shkarkime, deklaroi se Departamenti i Administratës Publike do të përgjigjet penalisht për largimet e paligjshme nga puna.
“Qeveria Rama-Meta po vazhdon me nxitim spastrimin e administratës publike dhe zëvendësimin në kundërshtim edhe me ligjin e vjetër të nëpunësit civil, veçanërisht nenet 23, 24 dhe 25 të tij. E gjithë kjo shkelje masive e ligjit, jo vetëm është një dhunim i shtetit të së drejtës dhe të drejtave individuale, por është edhe një dem ekonomik gjigand. Të gjithë këta mijëra nëpunës do të paguhen nga shteti për demin që u është shkaktuar nga kjo paligjshmëri masive.
Shqiptarët do të paguajnë me taksat e tyre dy administrata, atë militante socialiste dhe atë që gjykatat do urdhërojnë të zhdëmtohet për shkarkimin e paligjshëm. Paralajmërojmë Drejtoreshën e sapo emëruar të Departamentit të Administratës Publike, por edhe Sekretarët e Përgjithshëm të institucioneve se militantizmi dhe zelli politik nuk i çliron ata nga detyrimi për zbatimin e ligjit.
Kjo drejtoreshë ka detyrë të kthejë mbrapsht si të paligjshme, të gjitha lirimet apo veprimet e tjera në dem të nëpunësve civile. Në të kundërt, Drejtoresha e DAP dhe çdo person tjetër përgjegjës, shkelin ligjin dhe do të përgjigjen penalisht për shpërdorim të detyrës dhe dëmin ekonomik që shkakton ky shpërdorim”, tha deputeti i PD.
Sipas Bylykbashit “vetëm në dy javët e fundit, të dhënat tregojnë se rreth 2500 nëpunës kanë humbur vendin e punës, apo janë nxjerrë në listë pritje. Shumë prej tyre janë kërcënuar apo janë detyruar të japin dorëheqje. Njoftimet për largime vijnë çdo ditë”.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com