Ofendimet që kanë banorët VIP në shtëpinë e Big Brother janë bërë shkak që të zbresë shifra e çmimit të madh nga 100 mijë euro në 94 mijë euro.

Kjo u bë me dije në spektaklin e mbrëmjes së sotme pasi u transmetua një video që tregonte ndarjen e 2 grupeve që në fokus kishin mbështetjen e Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit.

Komenti i Luizit për banorët që i konsideronte ‘budallenj’ dhe ‘njerëz që marrin frymë kot’, nxiti VIP-at e tjerë të pyesnin nëse është vënë në zbatim zbritja e çmimit të madh. Në këtë moment u zbulua se nga ofendimet kanë humbur plot 6 mijë euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Luiz Ejlli nuk heq dorë nga Kiara: Mezi pres të bëhesh nëna e fëmijëve të mi

1674335702_Capture160.jpg

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po afrohen cdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin. Pak para spektaklit të mbrëmjes, Luizi i ka kërkuar një puthje por Kiara nuk ka pranuar.

Teksa po shihen në sy për një kohë të gjatë, Luizi i tha se kishte për të qeshur të gjithë jetën dhe për këtë ishte i bindur se e donte dhe s’do ta linte kurrë.

 “Mezi po pres dhe jam krenar që do jesh nëna e fëmijëve të mi. Nuk ka burrë nëne që ma heq këtë mendje. Edhe jam krenar që do jesh”, tha ai.

“Ku e ke parë këtë, mua më thyhen gotat”, është përgjigjur Kiara.