Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 30 ditë të tjera Agron Shehajn nga punimet e parlamentit pasi nuk lejoi zhvillimin e procesit të votimit, ndërsa në sallë ishte kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkoi dorëheqjen.
Veç Shehajt, edhe deputeti Erald Kapri është përjashtuar me 20 ditë nga punimet e parlamentit. Sipas Etikës, ata kanë penguar zhvillimin e seancës.
Byroja e Kuvendit sot la në fuqi edhe 30 ditë përjashtim nga parlamenti për Agron Shehajn, vendim që pason lënien në fuqi të 30 ditëve përjashtim për fyerjen e ministrit Malaj.
Shehaj u përplas me ministrin e Financave, Petrit Malaj, i cili i përmendi Shehajt kompanitë e tij private, duke i thënë: “Tani do merremi ne me ty”.
Kjo solli reagimin e Shehajt, i cili iu përgjigj nga foltorja: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”.
Me kërkesën e Taulant Ballës dhe një grupi deputetësh socialistë, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e Shehajt.
Komente







Politikan pa te ardhme Shqiperia ska nevoje per keta Ofendimi vjen si rezultat i mos perballimit te debstit vendimi shume i drejte
Përgjigju