Sekretarja e Brendshme në Britaninë e Madhe, Suella Braverman, do të hetohet pasi ka kërkuar ‘favore’ nga nëpunës civilë për të shmangur një gjobë që iu vendos për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Suella Braverman është tashmë e njohur edhe në Shqipëri për shkak se kohë më parë u vu në qendër të vëmendjes për shkak të gjuhës së ashpër që përdori kundrejt emigrantëve shqiptarë, të cilët i quajti kriminelë.
Ajo është vënë së fundmi nën hetim pasi i kërkoi stafit të saj ta ndihmonte në shmangien e vendosjes së një gjobe për tejkalim shpejtësie, duke i dhënë mundësinë të kishte një seminar privat, gjë që nënkupton se ajo nuk do të duhej të paraqitej në një kurs publik për ndërgjegjësimin e shpejtësisë, ku pjesëmarrësit e tjerë do të kishin mundur të shihnin se edhe ajo ishte e pranishme, duke bërë që figura e saj të diskreditohej publikisht.
Mirwpo nëpunësit tw cilwt i kishte kwrkua qw ta pwrjashtonin nga gjoba dhe Braverman u tërhoq plotësisht dhe zgjodhi të paguante gjobën.
Ajo u kap duke shkelur kufirin e shpejtësisë në një rrugë jashtë Londrës në verën e vitit 2022, kur ajo ishte prokurore e përgjithshme, këshilltarja kryesore ligjore e qeverisë.
Nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme shkel kodin ministror. Në tetor, krahu i djathtë dha dorëheqjen pasi u zbulua se kishte dërguar një dokument zyrtar qeveritar nga emaili i saj personal, në ditët e fundit të qeverisë 49-ditore të Liz Truss.
Në atë kohë, ajo pranoi një shkelje teknike të rregullave të ministrisë dhe tha se kishte marrë përgjegjësi" për veprimet e saj duke u larguar. Por ajo u ri-punësua gjashtë ditë më vonë nga kryeministri i ri, Sunak.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
56.6%
-
Kurti
37.2%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 1437
Lajme të tjera
-
Sunak planifikon të rrisë çdo vit moshën e ligjshme të pirjes së duhanit
4 Tetor, 17:40
-
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm misterioz në Oksford, pamjet bëhen virale
2 Tetor, 22:10
-
VIDEO/ 'Drogohen, bëjnë aheng me alkool dhe therin policë', Gardianët britanikë zbulojnë jetën e përditshme brenda burgut të Anglisë
2 Tetor, 19:59
-
'Pastrim parash, dhunë, drogë dhe trafikim njerëzish', në vetëm 10 ditë, mbi 200 shqiptarë paraqiten në gjykatat e Britanisë
2 Tetor, 15:44
-
Sunak: Nuk ka plane të afërta për dërgimin e trupave britanike në Ukrainë
1 Tetor, 16:00
-
Mbi 20 mijë mesazhe në ‘EncroChat’, si e fundosi reklama në agjencinë imobilare trafikantin shqiptar të drogës në Angli! Pastroi 2 mln dollarë të përfituara nga droga në Shqipëri
29 Shtator, 22:44
-
FOTO + VIDEO/ I bastisën ‘shtëpinë e barit’, momenti spektakolar i arratisjes së shqiptarit! Kërcen me pantofla nëpër çati për t’i shpëtuar policisë
28 Shtator, 22:50
-
Policia britanike jep detaje të reja! Nuk pranoi të dilte me të dhe i refuzoi tufën me lule, 15-vjeçarja goditet për vdekje me thikë nga adoleshenti
28 Shtator, 11:25
-
Francë/ ‘Hipëm në kamion për të shkuar në Angli’, BBC ndihmon në shpëtimin e 6 emigrantëve të fshehur në kamionin frigoriferik
28 Shtator, 09:41
-
Goditet me thikë në autobusin e shkollës, humb jetën 15-vjeçarja në Londër! Arrestohet një adoleshent
27 Shtator, 12:44
-
Konsumoi kokainë para fluturimit, pushohet nga puna piloti britanik
27 Shtator, 12:09
-
Grabiti 300 mijë paund në shtëpinë e futbollistit anglez, 44-vjeçari shqiptari arratiset për në Shqipëri! Balla: Ne s’jemi vend që i fshehim
26 Shtator, 10:57