Oferta e BOLV-it për drejtuesit e makinave: Për çdo furnizim mbi 10 litra, 5 i merr falas

Qershori për të gjithë drejtuesit e automjeteve vjen më i gëzuar se asnjëherë! BOLV sjell një ofertë qe nuk është dëgjuar më parë! Për 24 orë, vetëm në 1 qershor, në një prej stacioneve të kompanisë së karburantit dhe shërbimeve BOLV, në Mëzez, Kashar, fitoni falas 5 litra karburant, për çdo furnizim mbi 10 litra. Drejtoresha e Marketingut dhe Retail-it, në BOLV, Erjona Beqiraj ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të nxitojnë për tu bërë përfitues të kësaj oferte.

Kompania  BOLV, pjesë e BOLV Group tashmë ka lancuar identitetin e ri të kompanisë, me ngjyrat e reja, logon e re dhe brand-imet e reja të të gjithë stacioneve tona të shërbimeve.

Me këtë rast, çdo stacion, po i bëjmë një promocion të posaçëm,  për të cilin ftojmë të gjithë klientët dhe të interesuarit  që kanë dëshirë të përfitojnë nga ky promocion vetëm sot në datën 1 qershor për të përfituar 5 litra falas për çdo blerje mbi 10 litra. 

Siç e shikoni në stacionin tonë ka fluks klientësh dhe të interesuar  për ofertën tonë. Por, kompania ofron mundësi për të gjithë, prandaj i mirëpresim dhe  i ftojmë të gjithë që të bëhen pjesë e këtij promocioni që zgjat vetëm 24 orë dhe vetëm më 1 qershor”, tha drejtoresha e Marketingut dhe Retail-it, në BOLV, Erjona Beqiraj.

Kompania BOLV, duke qenë gjithmonë inovatore e në kërkim për më të mirën, pas 28 vitesh rrugëtim në fushën e karburanteve, vendosi të vijë tek klientët me një imazh të ri, por me të njëjtat produkte cilësore e të garantuara sipas standardeve Evropiane dhe me të njëjtin menaxhim e staf.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës

Të shunën derbi i 'final-four', trajneri Mehmeti: Partizani me organikë shumë të fortë! Teuta-Vllaznia, Osmani: Ti japim fund krizës