Një miliarder ka shprehur dëshirën për të blerë një ishull në Mesdhe për ta vënë në dispozicion të 30 mijë refugjatëve. Por, deri tani asnjë qeveri nuk i ka kthyer përgjigje Naguib Sawiris për ofertën e bërë.
Miliarderi nga Egjipti është i frustruar që as Greqia dhe as Italia nuk e kanë marrë në konsideratë planin e tij.
Sawiris tha se ka 23 ishuj të pabanuar, pronarët e të cilëve kanë vullnet për t’i shitur.
Por, ai thotë se nuk ka marrë përgjigje për letrën e dërguar liderëve të Italisë dhe Greqisë.
Sawiris kërkonte që ishullin ta blinte për nevojat e refugjatëve, ku mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre duke ndërtuar shkolla, spitali dhe shtëpi.
Miliarderi ka ngulmuar se oferta nuk është për t’i bërë promocion vetes dhe se është thjeshtë një përpjekje për të qetësuar ndërgjegjen e tij.
Sawiris është kreu i një kompanie të telefonisë celulare “Orascom TMT” që operon në disa vende në Afrikë dhe Lindjen e Mesme si dhe në Korenë e Jugut. Gjithashtu ai është pronar i një televizioni në Egjipt.
Që prej janarit të këtij viti 3 mijë njerëz kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun për të mbërritur në Evropë. Rasti më tragjik ishte ai i djalit 3 vjeç, Aylan Kurti, fotot e të cilit tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës. Ai u mbyt bashkë me nënën dhe vëllanë e tij 5 vjeç duke u përpjekur për të kaluar detin Egje.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com