Oferta e PS për President 
Ilir Meta mbledh deputetët

Oferta e PS për President <br />Ilir Meta mbledh deputetët
Menjëherë pas ofertës së Partisë Socialiste për të propozuar emrin e Ilir Metës në raundin e katërt si kandidat për President, Ilir Meta mblodhi me urgjencë grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 
 
Në fokus të kësaj mbledhje ishte pikërisht qëndrimi i LSI-së sa i takon zgjedhjes së Presidentit.
 
Janë 18 firmat e mbledhura nga LSI, të cilat do t'iu bashkëngjiten atyre të PS-së në mbështetje të Ilir Metës.

Ndërkohë, ligjvënësit socialistë nisën mbledhjen e firmave që gjatë seancës së Kuvendit kur nuk dihej asnjë emër si kandidat për President. 18 firma i kanë mbledhur vetëm deputetët e LSI, ndërsa nuk kanë firmosur Vangjel Tavo, Luan Duzha dhe Gjovalin Kadeli.

Tavo ndodhet në një viztë punë jashtë vendit, ndërsa Kadeli po kurohet në një spital gjithashtu jashtë vendit.  

Po nga kjo mbledhje e grupit parlamentar të LSI u propozua edhe emri i ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili si kandidat për President. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot