Ofertë e pazakontë pune/ Elon Musk kërkon punëtorë me IQ të lartë për departamentin e ri: Pa pagesë dhe 80 orë në javë

Ofertë e pazakontë pune/ Elon Musk kërkon punëtorë me IQ të lartë për departamentin e ri: Pa pagesë dhe 80 orë në javë

Elon Musk

Dy vizionarët e epokës së re të artë trumpiane, Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy, kanë shpallur një ofertë të pazakontë pune.

Ata kërkojnë amerikanë me një koeficient të lartë inteligjence, të gatshëm të punojnë më shumë se dhjetë orë në ditë dhe duhet ta bëjnë këtë tërësisht falas, pas asnjë pagesë.

Në një postim të publikuar në X, në llogarinë e re të “Department of Government Efficiency” (Departamenti i Efikasitetit Qeveritar), që tashmë numëron më shumë se 1.3 milionë ndjekës, Musk iu drejtua amerikanëve “revolucionarë”, të cilët shohin me entuziazëm misionin e kësaj agjencie për shkurtime në shpenzimet publike, krijuar nga Trump dhe e mbështetur nga pronari miliarder i X.

“Nuk na duhen gjenerues të tjerë idesh me kohë të pjesshme. Na duhen revolucionarë me koeficient të lartë inteligjence, të gatshëm të punojnë mbi tetëdhjetë orë në javë. Nëse ti je ai, dërgo një mesazh privat në këtë llogari me CV-në tënde. Elon dhe Vivek do të shqyrtojnë vetëm 1% të kandidatëve më të mirë', thuhet në postim.

Në një postim të veçantë, Musk komentoi se kjo mbase kjo do të jetë një punë e mërzitshme.

“Në fakt, kjo do të jetë një punë e mërzitshme, që do të krijojë shumë armiq dhe shpërblimi është zero” tha ai.

Pse dikush duhet të punojë falas nuk u shpjegua, por propozimi ka gjeneruar entuziazëm mes përdoruesve, disa prej të cilëve kanë dërguar menjëherë CV-të e tyre, të tjerë e kanë ripostuar propozimin.

Njeriu më i pasur në botë premtoi të shkurtojë një të tretën e burokracisë federale, duke reduktuar shpenzimet publike me dy mijë miliardë dollarë dhe duke paralajmëruar amerikanët për një “periudhë fillimisht të vështirë”.

Në fillim të javës, Trump i përshkroi ata si një dyshe e mrekullueshme.

“Së bashku, këta dy amerikanë të mrekullueshëm do të hapin rrugën për administratën time për të çmontuar burokracinë qeveritare, për të reduktuar rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe për të ristrukturuar agjencitë federale, esenciale për lëvizjen ‘Save America', tha ai.

Pas atentatit të parë kundër Trump-it në korrik, Musk ka dalë si një nga aleatët më të zjarrtë të manjatit.  Miliarderi dhuroi më pas 120 milionë dollarë për fushatën dhe mbajti tubime për manjatin në Pensilvani.  Me fitoren e Trump-it, pasuria e Musk u rrit për disa orë me tetë miliardë dollarë./La Repubblica

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarras Lala: 24/11/2024 19:43

    Pra me njē fjal revolucjonar qē e bėjn ditën nat e do punoin pa para ha, ha, ha e ku kta do kullosin apo si Xhaxhi Enver Bar do han e dorēn kujt sja shtrin. Po vet xhaxhi shante Bar por sheqer par prandaj dhe vdiq nga diabeti xhaxhi qameti. O zot Bota ka mar fund.

    Përgjigju
  • Iris: 16/11/2024 03:23

    Revolucionare me IQ te larte,te punojne 80 ore/jave e falas! Aksionistet e kohes se Xhaxhit i plotesonin keto kusht/kerkesa te sotme te E.Musk per llogari te Xhaxhit Trump.Shpresoj qe ushqimin e kushtet ne kapanone t'i kene me te mira se tanet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet