Ofertë nga Arabia Saudite? Wojciech Szczęsny: Kam shumë para, dua të qëndroj të Juventusi

Ofertë nga Arabia Saudite? Wojciech Szczęsny: Kam shumë para, dua të qëndroj të Juventusi

Portieri i Juventusit Szczesny

Arabia Saudite është kthyer ne destinacionin më të pëlqyer të futbollistëve në këtë merkato vere për shkak të pagave stratosferike, që vijnë falë fondit (PIF), të drejtuar nga familja mbetërore. Mirëpo herë pas here del ndonjë që i refuzon dhe i rradhës është portieri i Juventusit, Wojciech Szczęsny,  i cili thotë se deri më tani ka bërë mjaft para dhe është i interesuar për futbollin e vertetë.

“E di që jam dhe do të jem lojtar i Juventusit, nëse nuk duan të më shesin. Do të qëndroj këtu për aq kohë sa ata duan. Unë jam i lidhur me këtë klub, i respektoj vendimet e tyre. Deri në momentin që më duan këtu përfundon ky diskutim.

Arabia? Jo, nuk do të transferohem sepse kam shumë para. Preferoj sfidat argëtuese dhe mbrojtja e portës së Juventusit është sfida më e mirë që mund t’i bëj vetes. Jam në një klub ku nëse fiton një trofe, nesër të kërkohet të fitosh një tjetër”, u shpreh Wojciech Szczęsny.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Basha: Meta kartë e djegur, nuk harxhoj kohë me të dhe mashat e tij

Basha: Meta kartë e djegur, nuk harxhoj kohë me të dhe mashat e tij