TIRANE- Shefi i antidrogës në drejtorinë e Policisë së Fierit Dritan Zagani është dërguar në gjykatë si i pandehur, së bashku me 6 persona të tjerë. Zagani momentalisht është i lirë, pas ndryshimit të masës së sigurimit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Zagani është marrë i pandehur për akuzën e «Shpërdorimit të detyrës» dhe Moskallëzimit të krimit, pasi ka dekonspiruar hetimet e prokurorisë dhe ka dhënë informacione sekrete pa autorizimin e eprorëve të tij, tek një oficer i Guardia di Financias. Prokurori Anton Martini, veç Zaganit dërgoi në gjykatë Jorgo Naçi, Niko Brahimi, Athenajdo Abazi, Saimir Shosha, Edison Latifi dhe Agur Malaj.