OFL 39 ditë afat/ Çdo të ndodhë pas 31 dhjetorit... Policia dhe prokuroria dy versione për zgjatjen! Report Tv zbardh bilancin e SPAK

TIRANË- A do të jetë në fuqi operacioni forca e ligjit pas 39 ditëve, kur data të shënoj 31 dhjetorit 2020? Kjo pyetje ka vënë në lëvizje institucionet përfshi dhe ato të drejtësisë për të dhënë qëndrimet e tyre përpara skadimit të afatit të OFL-s deri në fundvit.

Report Tv kA mësuar ekskluzivisht se disa prej strukturave hetuesve në vend janë përgjigjur se duhet të zgjatet afati për ato procedime të cilat janë në fazë hetimit e gjykimi dhe të mos ketë më kërkesa të reja pas 31 dhjetorit.

Operacioni  Forca e Ligjit nisi punën në janar të këtij viti me aktin normativ numër 1 datë 31 janar 2020 dhe në nenit 38 të tij parashikon afatin e efektit të përkohshëm deir më 31 dhejtor 2020.

Sipas një bilanci të kërkesave depozituar pranë prokurorisë së posaçme deri më 5 nëntor janë depozituar 192 kërkesa nga struktura e Operacionit Forca e Ligjit.

Pas trajtimit të tyre, Prokuroria e Posaçme ka konluduar me 101 kërkesa drejtuar gjykatës për sekuestro, 20 për heqje sekuestro të vendosur më parë nga policia, 22 kërkesa janë refuzuar, 30 janë kthyer për plotësim veprimesh në polici, 7 kërkesa për vendosje masë parandaluese, 49 kërkesa për konfiskim dhe 12 kërkesa janë duke u vlerësuar nga prokurorët.

Nga ana tjetër edhe pse vendimit final nuk është marrë se si do të veprohet me OFL një zgjatje afati për ato që janë në proces apo për të gjithë operacionin, këtë të enjte policia ka dërguar 4 kërkesa të tjera 2 në Gjirokastër dhe dy në Përmet, përkatësisht shtetasve Dermush Buzheri, Zhuljen Bezati, Gazmir Muhaj dhe zonjës Tatiana Gjini.

Në një reagim për Report Tv, avokati Bashkim Nikolla tha se veprimet e OFL i certifikon vetëm gjykata, ndërsa do duhej që OFL të trokiste tek bosët e vërtet.

Ndërkohë OFL ka shënuar edhe një rast dështimi, ku pas bujës me formularët e dërguar Lulzim Berishës rezulton se me vendim gjykate tashmë ai ka mundur të marrë jo vetëm automjetin e blinduar por edhe të çlirojë bizneset e tij përfshi dhe ato në hidrokarbure.

Bilanci OFL, shkurt-5 nëntor 2020
101 kërkesa për sekuestro
49 për konfiskim
22 të refuzuara
20 për heqje sekuestro
30 të kthyera për plotësim dokumentesh
7 masa parandaluese
12 kërkesa ende në shqyrtim nga SPAK

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston