Operacioni Forca e Ligjit ka referuar në SPAK për 1105 pasuri për të cilat ka mbledhur të dhënat pas formularëve të deklarimit të pasurive që iu ka dërguar të dënuarve.
Operacioni Forca e Ligjit (OFL) ka referuar në SPAK mbi 1105 pasuri, nga të cilat:
-582 janë pasuri të paluajtshme;
-339 janë pasuri të luajtshme;
-173 janë aktivitete tregtare;
-11 janë llogari bankare.
219 prej këtyre pasurive deri tani janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Më herët Report Tv ka zbukuar listën me 120 emrat që SPAK ka dërguar për 8 muaj në gjykatë për sekuestrim pasurie.
Formulari i vetëdeklarimit të pasurisë iu është dërguar emrave të njohur në fushën e krimit, të cilët e kanë ngritur pasurinë në kuadër të veprimtarive kriminale.
Wow! Seriozisht!? Uaaa cfare kataklizme... Show vazhdon... Hahahah larje hesapesh mes derdimenesh...
Përgjigju