OFL vë në sitë xhaxhain e të fortit të Fierit, 'Ben Qimes'

TIRANË - Operacioni "Forca e Ligjit" u ka dërguar me shkrim kërkesën për të deklaruar pasurinë dy personave nga Fieri, njëri i shpallur në kërkim për drogë, dhe tjetri i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për krim të orgnaizuar.

Dy subjektet e OF-së janë: Zaim Tafa, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe Ahmet Isufaj, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Si subjekt i Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.  Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. 

Kush është Ahmet Isufaj, xhaxhai i të fortit 'Ben Qimja'?
Ahmet Isufaj është një emër i njohur për drejtësinë pasi sipas OFL ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për “Krim të organizuar” si dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”. Ahmet Isufaj njihet gjithashtu edhe si xhaxhi i të fortit të Fierit, Arben Isufaj i njohur me emrin “Ben Qimja”. Më 6 dhjetor Ahmet Isufaj ra në prangat e policisë së Fierit së bashku me djalin e tij Amarildo Isufaj pas një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Fierit ku ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë Biçak. Pas arrestimit Ahmet Isufajt ju la masa e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditor  por që më pas u la i lirë pa përfunduar këtë afat nga Gjykata e Vlorës pas disa raporteve shëndetësore të paraqitura. Gjatë kohës që ndodhej në burg për Isufajn priteshin të mbërrinin materialet hetimore nga prokuroria e Kosovës, e cila kërkon ekstradimin e tij në Kosovë vend ku ky i fundit është dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ka qenë pikërisht drejtësia e këtij shteti që ka kërkuar që Isufaj të transferohet në Kosovë për tu përballur me këto akuza.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës