OHER- Një druvar nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka humbur jetën aksidentalisht në rajonin e maleve të Bukovës-ndërmjet Ohrit dhe Resnjës në Maqedoni. Sipas agjencise maqedonase të lajmeve INA ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa druvari ishte duke prerë dru në një masiv pyjor.
Dega e thyer e një peme aksidentalisht ka goditur druvarin duke I shkaktuar vdekjen e menjehërshme. Policia po heton për të zbardhur këtë rast.
(ns/shqiptarja.com)