OIC: Luftë terrorizmit, armikut të njerëzimit

/ATSH-AFP/ - Organizata për Bashkëpunimin Islamik (OIC), që ka 57 vende anëtare, kërkoi sot një veprim ndërkombëtar konkret kundër "terrorizmit, i shndërruar në armikun kryesor të njerëzimit", pas atentateve vdekjeprurëse në Paris, përgjegjësinë e të cilave e mori përsipër grupimi xhihadist Shteti Islamik (ISIS).
"Dënojmë fuqimisht atentatet e urryera", thuhet në komunikatën e rastit të sekretarit të përgjithshmë të OIC-it, Iyad Madani.
"Autorët u përpoqën të shkatërrojnë vlerat humane universale, përfshirë atë të lirisë dhe barazisë, të mbrojtura gjithmonë nga Franca", thekson Madani.
"Ne dënojmë terrorizmin e të gjitha formave", shton ai.
OIC-i e ka qendrën në Xhedah, në perëndim të Arabisë Saudite.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja