OKB-ja ka njoftuar sot se "grupi i parë prej 14 muxhahedinësh iranianë, anëtarë të "Mujahedeen-e-Khalq" (MEK) kanë arritur të mërkurën në mbrëmje në Shqipëri, pasi u nisën nga një ish-bazë ushtarake amerikane pranë Bagdadit, në kuadrin e planit të zhvendosjes së tyre.
Ata janë pjesa e parë e grupit prej 210 personash që janë pranuar nga qeveria shqiptare për t'u strehuar në Shqipëri. Më 16 mars 2013, Berisha i theksoi Zv.Ndihmëssekretares së Shtetit Leaf se qeveria shqiptare është e gatshme dhe po merr masa për t'u ofruar strehim për arsye humanitare për një numër të kufizuar prej 210 personash".
Në një njoftim bërë të martën, OKB-ja citon Martin Kobler që thotë se 14 anëtarët e "Mujahedeen-e-Khalq" (MEK) arritën në Shqipëri të mërkurrën në mbrëmje.
Rreth 3000 iranianë në mërgim janë zhvendosur nga kampi verilindor i refugjatëve në Iraq jashtë Bagdatit, vitin e fundit, pjesë e një përpjekjeje për të garantuar ndarjen paqësore nga Iraku. Qeveria e Irakut nxiton për t’i hequr qafe e muxhahedinët e MEK, organizatë që luftoi përkrah forcave të Sadam Huseinit në 1980-ën në luftën Iran-Irak.
Grupi kundërshtonte regjimin fetar të Iranit dhe bënte vrasje e vinte bomba në Iran para se të hiqte dorë nga dhuna në vitin 2001.
MINISTRIA E BRENDSHME E SHQIPERISE NJOFTON MBERRITJEN
Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka njoftuar rreth orës 23:00 se "Sot nisi zbatimi i marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve nga kampi Ashraf i Irakut, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me datë 16 Maj 2013, në ora 02.00, mbërritën në aeroportin e Rinasit grupi i parë prej 14 personash nga ky kamp.
Qeveria shqiptare, nëpërmjet ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurtë të këtyre personave në një nga Qendrat e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. Ardhja e këtij grupi shënon edhe fillimin e zbatimit të programit për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, ne pergjigje te kerkeses se qeverise së SHBA, e cila ka edhe në mbikqyrjen e kampit Ashraf në Irak.
Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standarteve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë", - thuhet në njoftim.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com