OKB:2016 viti më i nxehtë në
histori,Arktiku drejt shkrirjes

Agjensia meterologjike e Kombeve të Bashkuara bëri me dije se viti 2016  do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar në histori. Sipas të dhënave temperatura globale në 2016 është 1.2 mbi mesataren e periudhës para-industriale.

Fenomeni 'El Nino' ka kontribuar që kushtet atmosferike të përkeqësohen, por shkaktari kryesor i rritjes së temperaturës është efekti serë i prodhuar nga njeriu. Ndërsa Nasa jep alarmin se Antarktida po zhduket. Edhe 2015 u konsiderua si viti më i nxehtë, por mesa duket e keqja ende s'kishte mbërritur.
 
Tre gradë më shumë në zonat arktike. “ Në pjesë të Rusië arktike, temperaturat janë 6-7 gradë  mbi mesataren . Shumë zona të tjera subarktike në Rusi, Alaskë, Kanada janë të paktën 3 gradë më shumë se mesatarja.”

Përfaqësues nga 190 vende janë mbledhur në Marrakech në përpjekje  për t'i ardhur në ndihmë marrëveshjes së arritur në Paris ku synohej  limitimi i ngrohjes globale nën 2 ° C.
 
Kujtojmë se presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump mbështet idenë se cështja e ngrohjes globale është prodhuar nga kinezët për të dëmtuar ekonominë amerikane.
 
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen