OKB: 27,000 fëmijë duhet të riatdhesohen nga kampi i ISIS në Siri

OKB: 27,000 fëmijë duhet të riatdhesohen nga kampi i ISIS në Siri

27,000 fëmijë të bllokuar në një kamp në verilindje të Sirisë duhet riatdhesuar sa më shpejtë të jetë e mundur, ka qënë kjo deklarata e shefit të antiterrorizmit në Kombet e Bashkuara.

Vladimir Voronkov tha në një takim jozyrtar të Këshillit të Sigurimit të Premten se "situata e tmerrshme e fëmijëve në kampin e Al Hol është një nga çështjet më emergjente në botë sot".

 Ku 27,000 fëmijët  sipas tij mbeten të braktisur në fatin e tyre, të pambrojtur nga udhëheqësit e shtetit islamik dhe në rrezik të radikalizmit brenda kampit.

Al Hol, është kampi më i madh për refugjatët dhe sirianët e zhvendosur në vend dhe aktualisht është shtëpia e pothuajse 62,000 banorëve. Më shumë se 80% e tyre janë gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve u vendosën aty pasi militantët e Shtetit Islamik humbën bastionin e tyre të fundit Sirian në 2019, por në vend gjenden edhe një numër kampesh të tjerë në verilindje.

Voronkov tha se fëmijët në kamp janë nga 60 vende të ndryshme. Luftëtarët kurdë po ruajnë Al-Hol dhe kampet e tjera si dhe mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik në burgje.

Në kampin e Al Hol gjenden edhe shumë fëmijë dhe gra me origjinë shqiptare, të fundit që janë nxjerrë nga kampi janë Floresha Rasha me fëmijët Amar, Emel dhe Hatixhe, si edhe Endri Dumani. Mësohet se janë identifikuar 20 pjestarë, disa familje shqiptare në Al-Hol, gra dhe fëmijë të cilët janë transferuar në kampin ROJ, një kamp me më shumë siguri dhe kushte higjene më të mirë.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Antiterrorizmit theksoi se fëmijët "duhet të trajtohen si viktima" dhe të rinjtë nën moshën 14 vjeç nuk duhet të ndalohen ose të ndiqen penalisht.

Historia ka treguar që fëmijët janë elastikë dhe mund të shërohen nga përvojat e dhunshme nëse mbështeten në riintegrimin në komunitete, tha Voronkov.

Shëndeti mendor, siguria dhe zhvillimi i përgjithshëm i fëmijëve të mbajtur për një kohë të gjatë "në kushte dramatike" në kampe në verilindje të Sirisë dhe Irakut është në rrezik.  

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet