OKB:  520 mijë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, janë në vendet fqinje! Të paktën 406 civilë janë raportuar të lënduar ose të vrarë në Ukrainë

OKB:  520 mijë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, janë në vendet fqinje! Të paktën 406 civilë janë raportuar të lënduar ose të vrarë në Ukrainë

Ka pasur të paktën 406 viktima civile të raportuara në Ukrainë, duke përfshirë të paktën 102 të vrarë vetëm gjatë ditëve të fundit, tha të hënën nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente Martin Griffiths, duke cituar numra nga Zyra e Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Griffiths iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes telekonferencës nga Gjeneva të hënën, duke shtuar se numri real i viktimave civile “mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi shumë viktima të raportuara ende nuk janë konfirmuar”.

“Fotografia është e zymtë – dhe mund të përkeqësohet akoma. Sulmet ajrore dhe luftimet në zonat urbane po dëmtojnë objektet kritike civile dhe po prishin shërbimet thelbësore si shëndeti, energjia elektrike, uji dhe kanalizimet, gjë që në fakt i lë civilët pa bazat për jetën e përditshme”, tha Griffiths.

Përpjekjet humanitare në terren: Aktualisht janë 119 organizata humanitare që veprojnë në Ukrainë, megjithëse kapaciteti i tyre për të ofruar ndihmë ka qenë i kufizuar për shkak të veprimeve ushtarake, sipas Griffiths. Ai gjithashtu bëri thirrje për “garanci nga palët në konflikt se punëtorët dhe lëvizjet humanitare do të mbrohen edhe gjatë ditëve më të rënda të konfliktit dhe nuk do të presin që konflikti të qetësohet”.

Ndërsa për momentin janë 520,000 refugjatë nga Ukraina në vendet fqinje. Kjo shifër është rritur "në mënyrë eksponenciale, orë pas ore. Kjo sipas OKB. Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), nëpërmjet telekonferencës nga Gjeneva, tha në Këshillin e Sigurimit se ai ka punuar në krizat e refugjatëve për gati 40 vjet dhe “rrallë ka parë një eksod kaq të shpejtë në rritje të njerëzve – më i madhi, sigurisht, brenda Evropës, që nga luftërat ballkanike. ”

“Mbi 280,000 kanë ikur në Poloni. 94,000 të tjerë në Hungari, afro 40,000 janë aktualisht në Moldavi; 34,000 në Rumani, 30,000 në Sllovaki; dhjetëra mijëra në vende të tjera evropiane. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se një numër i konsiderueshëm ka shkuar në Federatën Ruse”, tha Grandi.

 


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024