925 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, sipas një përditësimi nga zyra e OKB-së (OHCHR).
Midis të vdekurve janë 11 vajza, 25 djem dhe 39 fëmijë të tjerë, gjinia e të cilëve nuk dihet, tha OHCHR. Sipas agjencisë, të paktën 1,496 civilë janë lënduar.
"Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë bombardimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe sulmet ajrore," tha OHCHR.
Zyra paralajmëroi se shifrat aktuale ka të ngjarë të jenë "dukshëm më të larta" veçanërisht ditët e fundit "pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë ndodhur luftime intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit".
Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar












