OKB : Afganistani pritet të përballet me një varfëri ekstreme

Afganistani është në prag të “varfërisë universale”, e cila mund të bëhet realitet në mes të vitit të ardhshëm nëse nuk bëhen përpjekje urgjente për të forcuar komunitetet lokale dhe ekonomitë e tyre, ka deklaruar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) deklaroi se rreth 97 përqind e popullsisë së Afganistanit mund të zhytet nën kufirin e varfërisë nëse krizat politike dhe ekonomike të vendit nuk trajtohen. Në raport thuhet se marrja e Afganistanit nga talebanët ka vënë në rrezik 20 vjet përfitime të qëndrueshme ekonomike.

Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara parashtroi katër skenarë për Afganistanin pas marrjes së pushtetit nga talebanët në 15 gusht, që parashikojnë që PBB -ja e vendit do të bjerë midis 3.6% dhe 13.2% në vitin e ardhshëm fiskal që fillon në qershor 2022, në varësi të intensitetit të krizës.

Kjo është në kontrast të fortë me rritjen e pritshme prej 4% të PBB -së para rënies së qeverisë.

“Afganistani përballet me varfërinë universale nga mesi i vitit të ardhshëm,” tha Kanni Ëignaraja, Drejtori i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim për Azinë-Paqësorin.

Aktualisht, niveli i varfërisë në Afganistan është 72%.

Ndërkohë që ditën e djeshme është ngritur nga Kabuli fluturimi i parë tregtar ndërkombëtar nën qeverinë e re të përkohshme talebane të Afganistanit duke transportuar më shumë se 100 të huaj, përfshirë disa qytetarë amerikanë që mbetën atje pas transportit kaotik të muajit të kaluar. Ditën e sotme po përgatitet ngritja e fluturimit të dytë. Pasagjerët ishin shtetas amerikanë, kanadezë, ukrainas, gjermanë dhe britanikë, tha një burim me njohuri për këtë çështje. Katari dhe Turqia kanë ndihmuar talebanët të rihapin aeroportin. Në Doha, pasagjeret fillimisht do të qëndrojnë në një kompleks që strehon afganë dhe të evakuuar të tjerë.

Qindra afganë të tjerë në rrezik për shkak të punës së tyre të mëparshme me amerikanët janë mbledhur për më shumë se një javë në qytetin verior të Mazar-e-Sharif, duke pritur lejen për të hipur në fluturimet evakuuese të planifikuara privatisht jashtë vendit.

Edhe pse talebanët siguruan botën se do të linin udhëtarët me dokumente të vlefshme udhëtimi të largoheshin nga vendi, shumë nga ata që ishin bllokuar në aeroportin verior nuk kishin dokumente të tilla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Talebanët tregojnë pse nuk emëruan ministre: Gra afgane janë ato që lindin e edukojnë! Nuk mund tu jepnim një barrë që nuk janë të afta ta mbajnë

Prej javësh talebanët janë munduar të tregojnë një imazh të moderuar të tyrin, por deklarata e fundit e një zëdhënësi tregon se gjendja në fakt nuk ka ndryshuar shumë.

Në një intervistë për televizionin afgan, Tolo, zëdhënësi Sayed Zekrullah Hashimi, deklaroi se talibanët nuk vlerësojnë se gratë janë gjysma e shoqërisë dhe se emërimi në ministri për to do të ishte si t’u vendosësh diçka në qafë që s’mund ta mbajnë.

“Gra të Afganistanit janë ato që lindin afganë, që i edukojnë ata për etikën islame. Gruaja nuk mund të jetë ministre, është si t’i vendosësh diçka në qafë që s’mund ta bartë. Nuk është e nevojshme që gratë të jenë në kabinet. Ato duhet të lindin. Gratë protestuese s’mund t’i përfaqësojnë të gjitha gratë e Afganistanit”, tha zëdhënësi i talebanëve.

Videoja e publikuar në internet e shfaq bisedën mes zëdhënësit të talebanëve dhe një prezantuesi.

Talebanët janë munduar që ta distancojnë veten nga politikat e regjimit të vjetër, por ka raportime të shumta për rrahje të protestuesve dhe ndalimin e sportit për gratë.

Mediet shtetërore ruse kanë raportuar se talebanët janë duke e shqyrtuar mundësinë që inaugurimin zyrtar të qeverisë së re ta bëjnë pikërisht më 11 shtator në 20-vjetorin e sulmeve të vitit 2001 ndaj Shteteve të Bashkuara.

Ora 11:36
Filmuan protestën e grave në Kabul, talebanët dhunojnë në mënyrë ç'njerëzore dy gazetarë

Pamjet e dy gazetarëve të huaj në Kabul të cilët ishin mbajtur të burgosur dhe ishin dhunuar për orë të tëra pas mbulimit të një proteste të grave në Kabul janë bërë virale në të gjithë botën … dhe jo pa arsye…

Ndonjëherë fjalët janë të tepërta për të treguar atë që vetëm trupat e tyre mund ta dëshmojnë më së miri. Supet, shpina, krahët, ijet, pjesa e pasme e kofshëve, janë të mbuluar me mavijosje. Fytyrat e tyre janë të enjtura. Taki Daryabi, 22 vjeç, gjithashtu ka çarje të mëdha nën mjekër. Ai u qëllua edhe në mollëza, disa milimetra poshtë syve.

Të rrahur për vdekje, të fshikulluar, të goditur me shkelma për dhjetë minuta nga rreth pesëmbëdhjetë talebanë të zemëruar. Jo në rrugë, por në stacion policie, ku ata më pas mbetën të burgosur për katër orë, para se të mund të ktheheshin në gazetën e tyre dhe prej andej në spital.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale