OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike

OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike

Përpjekjet globale për t’i luftuar ndryshimet klimatike nuk janë në ritmin e duhur, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

OKB-ja i ka bërë këto deklarata pasi të dhënat e reja tregojnë se gazrat nga ngrohja janë duke u akumuluar në natyrë më shpejt sesa kurrë më parë në historinë e njerëzimit.

Planet aktuale kombëtare për t'i kufizuar emetimet e karbonit vështirë se mund të ulin nivelin e ndotjes deri më 2030, është thënë në analizën e OKB-së, duke lënë pezull përpjekjet për të mbajtur temperaturën e Tokës nën 1.5 gradë Celsius.

Këto të dhëna janë publikuar teksa në një raport ndaras është thënë se gazrat serrë janë rritur mbi 11 për qind në dy dekadat e fundit, dhe që koncentrimet atmosferike janë rritur në nivel rekord më 2023.

Hulumtuesit janë të shqetësuar se pyjet janë duke humbur aftësinë për të thithur karbonin, çka edhe mund të ketë kontribuuar në nivele rekorde të gazit në atmosferë.

Një agjenci e OKB-së, e angazhuar për të adresuar këtë çështje, ka analizuar planet shtetërore për të kufizuar karbonin në rreth 200 shtete.

Ekspertët bëjnë thirrje që temperatura globale të mos rritet mbi 1.5 gradë Celsius, meqë, sipas tyre, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rrezikshme për njerëzimin.

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka thënë se hera e fundit kur Toka ka pasur koncentrime të tilla të karbonit në atmosferë ka qenë 3-5 milionë vjet më parë, kur temperatura mesatare e planetit ka qenë 2-3 gradë më e ngrohtë sesa tani, dhe nivelet e ujit ka qenë 10-20 metra më të larta.

Sipas kësaj organizate, niveli i gazrave serrë ka prekur shifra rekorde më 2023, dhe shkaktare kanë qenë zjarret pyjore në Kanada dhe kushtet klimatike të diktuara nga fenomeni El Nino./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?