Bota po humb garën kundër virusit të Ebolas dhe nuk po arrin të frenojë epideminë vdekjeprurëse, theksoi sot një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara.
"Ebola ka një avancim të gjërë ndaj nesh", deklaroi Anthony Banbury, shef i misionit të Kombeve të Bashkuara i ngarkuar për të koordinuar përgjigjen urgjente për Ebolan (UNMEER), gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar epidemisë.
Epidemia Ebola është shumë para nesh, ajo po ecën më shpejt se ne dhe po fiton garën", theksoi Banbury në një videokonferencë që nga Accra, ku ndodhet baza e përgjithshme e misionit.
"Nëse Ebola fiton, ne, popujt e Kombeve të Bashkuara, do të humbim shumë", deklaroi ai.
ATSH
/Shqiptarja.com