"Do të jenë vet sirianët që do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe askush tjetër. Mbështetja nga komuniteti ndërkombëtar është mjaft e rëndësishme dhe duhet të jetë urgjente. Ajo do të jetë e efektshme vetëm nëse të gjithë do të mbajnë të njëjtin drejtim", u shpreh Brahimi. Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon ka akuzuar shtetet që po i dërgojnë armë Sirisë duke i ftuar të gjithë të kontribuojnë për ti dhënë fund luftës.
"Ata që po i dërgojnë armë Sirisë janë thjesht kontributorë të një tjetër mizorie", tha Ban përpara 193 anëtarëve të Asamblesë së përgjithshme. Ndonëse Ban nuk përmendi emra, Rusia mbetet furnizuesi kryesor me armë i Presidentit Bashar al-Assad ashtu sikurse edhe Irani. Nga ana e saj Siria ka akuzuar Arabinë Sauditë, Katarin dhe Turqinë se po furnizojnë me armë opozitën.
(dm/shqiptarja.com)