OKB, Bushati: Kosova duhet të
anëtarësohet në Kartën e Adriatikut

OKB, Bushati: Kosova duhet të<br />anëtarësohet në Kartën e Adriatikut
Në vijim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ministri Bushati mori pjesë në takimet e Ministrave të Jashtëm të rajonit kushtuar sigurisë dhe proceseve integruese.
 
Në fokus të diskutimeve ishin situata aktuale politike dhe e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A-5 në funksion të integrimit euro-atlantik të BP, diskutimi mbi rrugët e nxitjes së bashkëpunimit dhe rëndësia e zgjerimit të Kartës në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.
 
Ministri Bushati vuri theksin në domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, në funksion të përballimit eficent të sfidave të sigurisë, jo vetëm për rajonin  tonë, por edhe më gjerë.
 
Bushati vlerësoi kontributet e vendeve pjesëmarrëse, si në operacionet e drejtuara nga NATO, veçanërisht në Afganistan, ashtu edhe në kuadër të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
 
Kreu i diplomacisë shqiptare evidentoi rolin e Kosovës në stabilitetin e paqen në rajon dhe theksoi domosdoshmërinë e anëtarësimit të saj në Kartë, si hap i nevojshëm në funksion të integrimit të plotë euro-atlantik të rajonit tonë, konsolidimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.
 
Në takimin e zhvilluar mes Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Komisionerit Hahn dhe Sekretarit të Përgjithshëm të RCC-së, Goran Svilanovic, diskutimet u fokusuan në avancimin e proceseve integruese në rajon, në vazhdën e Procesit të Berlinit.
 
Të pranishmit u ndalën gjatë në ndërlidhshmërinë mes vendeve të rajonit, kryesisht në fushën e infrastrukturës dhe atë të energjisë.
 
Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati i njohu të pranishmit me ecurinë e krijimit të  zyrës së Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor, si një shenjë e qartë e vullnetit politik dhe vizionit të ri për rajonin, por edhe nevojës për mobilitet e shkëmbime mes të rinjve.
 
 Ai vuri në dukje rolin e iniciativave të tilla  si “instrumente që gjenerojnë dhe përshpejtojnë bashkëpunimin rajonal”.



d.ba/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë