OKB,Bushati në takim ndërministror
Zainner tregon interes për rajonin

OKB,Bushati në takim ndërministror<br />Zainner tregon interes për rajonin
NEW YORK- Gjatë punimeve të Sesionit të 69të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është zhvilluar dhe një takim ministror me temë “Adresimi i krizës së sigurisë evropiane: Rruga përpara dhe roli i OSBE-së”. Në këtë assemble mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të vendit tonë, Ditmir Bushati, dhe gjithashtu ky i funditur ka zhvilluar nje takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.

Takimi ndërministror, ku mori pjesë dhe Bushati, u organizua nën kujdesin e Ministër i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Didier Burkhalter. Gjithashtu ky takim kishte në fokus trajtimin e sfidave me të cilat përballet OSBE-ja në strukturën e sigurisë evropiane, të ndikuara nga kriza në Ukraine, dhe përmirësimi i kapaciteteve të organizatës për përmbushjen e rolit dhe mandatit te saj.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi rolin e veçantë të OSBE-së në përpjekjet ndërkombëtare për të sjellë paqe dhe stabilitet në vende problematike si Ukraina, duke sjellë në vëmendjen e pjesmarrësve dhe vetë kontributin e Shqipërisë në këtë aspekt.

Bushati, gjithashtu, zhvilloi një takim “kokë më kokë” me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.

Pjesë e bisedimeve, mes dy zyrtarëve, ishte pjesëmarrja aktive e Shqipërisë në OSBE dhe gjithashtu gatishmëria e vendit tonë për të ndihmuar në reformimin e kësaj organizate.

Gjatë këtij takimi, Ministri Bushati trajtoi gjendjen e shtetasve shqiptarë në vendet e rajonit, duke kërkuar posaçërisht vëmendjen e OSBE-së në përmirësimin e të drejtave të tyre në vendet ku ata jetojnë. Gjithashtu Bushati kërkoi dhe një afrim me të madh të Kosovës me organizatën. 

Nga ana e tij, Zannier, shprehu interesin për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në fushat e sigurisë dhe luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici