
Lufta në Ukrainë çoi në një "hap gjigand" në çmimet e ushqimeve muajin e kaluar, thonë Kombet e Bashkuara, shkruan BBC.
Rritja e kostove për produktet bazë si drithërat, vaji vegjetal dhe sheqeri janë zbuluar në Indeksin e Çmimeve të Ushqimit të OKB-së që gjurmon mallrat. Ata janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve 60 vjet më parë, duke u kërcyer me gati 13% në mars, pas nivelit të lartë të shkurtit.
Ukraina është eksportuesi më i madh në botë i vajit të lulediellit, që do të thotë se kostot e alternativave janë rritur gjithashtu. Është gjithashtu një prodhues i madh i drithërave si misri dhe gruri.
Kriza e kostos së jetesës po shqetëson politikanët dhe ka ndezur paralajmërime për trazira sociale në të gjithë botën.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Pas Von der Leyen, Johnson udhëtim 'surprizë' në Kiev, takohet me Zelenskyn! Masakër e re në Makariv, 132 viktima! BE premton 600 mln euro për Ukrainën










