Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar vrasjen e dy pengjeve nga Kina dhe Norvegjia, nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS). Shteti Islamik ka publikuar, në revistën e saj në gjuhën angleze, pamjet nga vrasja e një kinezi dhe një norvegjezi.

Nuk dihet ende se kur janë vrarë të dy burrat. "Këto krime demonstrojnë brutalitetin e ISIS, e cila është përgjegjëse për mijëra krime dhe abuzime kundër njerëzimit nga të gjitha besimet, etnitë dhe kombësitë, dhe pa marrë parasysh ndonjë vlerë themelore të njerëzimit," thuhet në një nga deklaratë të Këshillit të Sigurimit.

Këshilli i sigurimit ka thënë se autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të vrarët janë: Ole Johan Grimsgaard-Ofstadit dhe Fan Jinghuit. Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka thënë se nuk ka arsye për të vënë në dyshim pretendimet.

Ajo e ka cilësuar vrasjen e dy pengjeve si “akt të neveritshëm dhe barbar”.

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)