OKB diskuton nesër për Kosovën
Ban ki Moon: Dialog me Serbinë!

OKB diskuton nesër për Kosovën<br />Ban ki Moon: Dialog me Serbinë!
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nesër do të shqyrtojë situatën në Kosovë në bazë të raportit të rregullt të Sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Moon.Sipas mediave kosovare  Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-moon do t’u kwrkojw Prishtinës e Beogradit që të vazhdojnë dialogun sa më parë për çështjet e pazgjidhura, pas një ndërprerjeje për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë.

Delegacionin e Kosovës në këtë mbledhje, siç është paralajmëruar, do ta udhëheq ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Ai pritet të kërkojë mbështetje nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit që t’i bëhet presion Serbisë për respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, të integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, të eliminojë strukturat paralele të saj nga Kosova, të respektojë lëvizjen e lirë të njerëzve, të japë kontributin për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Nga Beogradi bëhet e ditur se delegacionin e Serbisë do ta kryesojë Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i këtij vendi. Ai do të shoqërohet edhe nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

Sipas paralajmërimeve në mediat e Beogradit, zyrtarët e këtij vendi, si edhe herët e tjera, do të akuzojnë Kosovën për “problemet me të cilat përballen serbët”.

Po ashtu theksohet se ministri serb Dacic do të kërkojë mbështetjen e KS të OKB për formimin sa më parë të bashkwsisw sw komunave serbe, siç thuhet “në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.

Palët pritet të përshëndesin vendimin e Kosovës për formimin e gjykatës speciale për krimet e luftës në Kosovë.

 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje