OKB diskuton sot për Kosovën
Thaçi shkon si kryeministë

OKB diskuton sot për Kosovën<br />Thaçi shkon si kryeministë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB ka shprehur në raport shqetësimin për mosformimin e institucioneve pas zgjedhjeve. E shtyrë tashmë dy herë për arsye ‘teknike,’ seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbahet përfundimisht sot ku vendet anëtare do të shqyrtojnë raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm Ban ki Moon mbi zhvillimet tremujore në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm ka shprehur në raport shqetësimin për‘moskonstituimin pas zgjedhjeve të organeve udhëheqëse të Kosovës,’ raport ky i publikuar para arritjes së marrëveshjes për koaliconin qe verisës midis Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Periudha raportuese përfshinë tremujorin nga 16 korriku deri më 15 tetor.

Në takim Kosova përfaqësohet nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se në fjalën para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit do t'i prezantojë rezultatet e Kosovës ndër të cilat ka përmendur ‘organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve, finalizimin e formulës gjithpërfshirëse qeverisëse si dhe raportin pozitiv të progresit për liberalizim të vizave.’

“Përfshirja e Kosovës në koalicionin global kundër ISIS ose Shtetit Islamik dhe anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik si shtet sovran, janë disa nga aspektet pozitive që janë shënuar muajt e fundit,” thekson Thaçi në një postim të tij për media. Ai ka thënë se në prag të formimit të qeverisë së re, ‘prioritete mbeten jetësimi i marrëvesjes së Brukselit, krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovësdhe krijimi i vendeve të reja të punës.’

Takimi i sotëm fillon në orën tre pasdite sipas kohës në New York, ndërsa kryesues i radhës këtë muaj në Këshillin e Sigurimit është shteti i Çad-it.


Marrë nga RTK


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit

Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalen e boksit