OKB e shqetësuar nga bombardimet izraelite në qendër të Gazës

OKB e shqetësuar nga bombardimet izraelite në qendër të Gazës

Gaza pas bombardimeve izraelite

1702395234_gaza.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

OKB ka shprehur shqetësimin për bombardimet e pandërprera izraelite në qendër të Gazës, sipas zëdhënësit të zyrës për të drejtat e njeriut, Seif Magango.

Ai tha se forcat izraelite duhet të marrin të gjitha masat në dispozicion për të mbrojtur civilët dhe se sulmet duhet t’u përmbahen parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për bombardimet e vazhdueshme në qendër të Gazës nga forcat izraelite, që kanë shkaktuar më shumë se 100 viktima që nga pragu i Krishtlindjes. Është veçanërisht shqetësues fakti se këto bombardime intensive vijnë pasi forcat izraelite urdhëruan banorët nga jugu i Gazës të zhvendoseshin në qendër të Gazës dhe Tal al-Sultan në Rafah", tha OKB/

Forcat Ajrore izraelite thuhet se kryen më shumë se 50 sulme më 24-25 dhjetor, duke përfshirë tre kampe refugjatësh, al-Bureij, al-Nuseirat dhe al-Maghazi.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pasi i zhvarrosi Izraeli kthen trupat e 80 viktimave palestineze, Hamas: U janë marrë organet! OKB-ja emëron zëvendëskryeministren holandeze si koordinatore të ndihmës për Gazën


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)