Ebola po shtrihet në gjithë botën. Kjo është ajo që konstatoi Organizata e Kombeve të Bashkuara në një konferencë të mbajtur në New York, ku e quajtën krizën e virusit Ebola një sfidë të paparashikueshme.
Zyrtarë të shteteve të ndryshme anëtare bënë thirrje për kordinim ndërkombëtar për parandalimin e kësaj epidemie. Presidenti i mbledhjes së 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sam Kutesa, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të japin mbështetjen e tyre në gjetjen e një zgjidhje për mos përhapjen e mëtejshme të Ebolas.
“Teksa shohim hapat e përhapjes së sëmundjes, jemi mjaft të shqetësuar se kjo epidemi ka kaluar nga epidemic në rajone të veçanta në një krizë ndërkombëtare”, tha ai.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së David Nabarro, u shpreh se ndër shumë epidemi e viruse që kish kaluar gjatë gjithë karrierës së tij 35 vjeçare, Ebola është një sfidë tepër serioze, pasi me ritmet e përhapjes së saj, po kthehet në një rrezik për gjithë botën. Ndaj për ndalimin e përhapjes së saj duhet një bashkëpunim ndërkombëtar për qendra dhe laboratorë kërkues për studimin e rasteve por dhe evakuimin e punonjësve që trajtojnë të sëmurët.
Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar të dhënat më të fundit ku deri më tani janë konfirmuar më shumë se 8 mijë raste të infektuarish dhe më shumë se 4,000 persona kanë vdekur, që nga muaji mars kur shpërtheu kjo epidemi. Ky virus u përhap fillimisht në Afrikën Perëndimore por gjatë ditëve të fundit ka patur raste të vdekurish në SHBA e Spanjë, por dhe raste të dyshuarit në vende të tjera.
Sëmundja përhapet nëpërmjet lëngjeve trupore të personave të infektuar dhe simptomat e hershme të marrjes së saj janë temperaturw, dhimbje koke, të vjella dhe diare. Ende nuk ka një kurë zyrtare për luftimin e Ebola dhe prova e parë për një vaksinë të mundshme është bërë në Mali. Vaksina, e krijuar nga hulumtues në Institutin Kombëtar Amerikan të Shëndetësisë dhe një kompani farmaceutike britanike rezultoi e efektshme në eksperimentet paraprake me kafshë, për mbrojtjen ndaj ekspozimit vdekjeprurës të Ebolës.
Vaksina stimulon sistemin imunitar duke përdorur një protein jo-infekuese të Ebolës që mbartet nga një virus i padëmshëm i të ftohtit.
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO