OKB, Guterres dënon rritje e
populizmit dhe të ekstremizmit

OKB, Guterres dënon rritje e<br />populizmit dhe të ekstremizmit
OKB-Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka shprehur shqetësimin e tij para Këshillit të të Drejtave të Njeriut, për rritjen e populizmit si dhe të forcave ekstremiste.

“Vërejmë një rritje të fenomenit pervers të populizmit dhe ekstremizmit, që ushqehen reciprokisht në sfondin e valës raciste, ksenofobe, antisemite dhe islamofobe, mes formave të tjera të intolerancës”, deklaroi kreu i OKB, në fjalën e tij në hapjen e seancës së 34 të këshillit.

Gjithashtu Guterres deklaroi se minoritetet, komunitetet autoktone dhe grupe të tjera vazhdojnë të jenë subjekte të diskriminimeve dhe keqtrajtimeve në të gjithë botën.

“Të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve janë shumë në rrezik. Trajtimi i qenieve njerëzore po fiton rëndësi”, u shpreh Guterres.

Nga ana tjetër ai i ka bërë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtarë, për të mos ju shmangur përgjegjësive përballë rritjes së numrit të personave që po largohen nga luftërat në shumë vende të botës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike