“Nuk jemi përballë zgjedhjes për të pranuar apo kthyer mbrapsht migrantët. Ata janë të pranishëm kudo në mbarë botën”, u shpreh president i Asamblesë së Përgjithshme së OKB-së, sllovaku Miroslav Lajcak, në nisje të diskutimeve.
Deri në muajin korrik parashikohen gjashtë raunde negociatash në Nju Jork, një në çdo muaj. Qëllimi është arritja e një marrëveshjeje që më pas do të miratohet zyrtarisht më 10 dhe 11 dhjetor gjatë një samiti në Marok, sipas diplomatëve.
Qëllimi është rritja e bashkëpunimit për migrantët ndërkombëtarë në të gjitha dimensionet, thekson projekt teksti prej 25 faqesh i marrëveshjes botërore për migrantët. Projekti kërkon gjithashtu luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore si rastet e konstatuara së fundmi në Libi.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com