Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton zgjatjen mandatin e Gjykatës Ndërkombëtare e për Krime në ish Jugosllavi. Vendimi u miratua nga 14 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, ndërsa Rusia abstenoi.
Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë ku zgjatet mandati për disa gjyqtarë në mënyrë që të përmbyllen proceset gjyqësore dhe të apelit deri në fund të 2014-ës, dhe më 15 prill të paraqesë një plan për përfundimine cështjeve.
Rusia aleatja e Serbisë,kritikoi gjykatën për vendimet e fundit, që liroi dy gjenerale kroatë dhe ish komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinjan.
I dërguari rus, Sergei Karev, tha se gjykata ka “probleme serioze të sistemit”. Të dërguarit e SHBA-së dhe të Britanisë folën në mbështetje të gjykatës.
Që prej fillimit, 19 vjet më parë kjo gjykatë mori në gjykim 161 persona.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com