Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar shifra konkrete të shumave të konsiderueshme që marrin grupet terroriste nga qeveritë për lirimin e personave të rrëmbyer.

Ekspertja e Kombeve të Bashkuara, Yotsna Lajli tha se grupi militant islamik ISIS që vepron në Irak dhe në Siri, vetëm gjatë vitit të kaluar kishte marrë 45 milionë Dollarë për të liruar pengjet.

Sipas raportit të ekspertes, gjatë periudhës 2004-2012 grupeve terroriste u janë paguar 120 milionë Dollarë shpërblim për lirimin e personave të rrëmbyer të kombësive të ndryshme.

Lajli theksoi se kjo mënyrë e pagesave është kthyer tashmë në një strategji nga grupet terroriste, duke e shfrytëzuar rrëmbimin e personave si bazë për krijimin dhe shumëfishimin e të ardhurave të tyre.

Ajo gjithashtu përmendi edhe një rast të Tetorit 2012, ku nëpërmjet një përgjimi të një udhëheqësi të lartë të Al-Kaedës, dëgjohej se ai nxiste militantët në të gjithë botën për të rrëmbyer qytetarët e vendeve perëndimore.



(v.gj/shqiptarja.com)