Kombet e Bashkuara, Izraeli dhe autoritetet palestineze kanë nënshkruar një marrëvesghje tre palëshe për rindërtimin e Rripit të Gazës, pas ofensivës 7 javore izraelite. Në këtë konkluzion kanë arritur përfaqësi nga të trija palët, gjatë një mbledhje në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se Këshilli i Kombeve të Bashkuara ka arritur në një marrëveshje me autoritetet palestineze në Ramallah dhe qeverinë izraelite për një mekanizëm të ri të ndërtimit të Gazës, marrëveshja e cila do të zbatohet me mirëbesim nga të gjitha palët. Ne mendojmë se një rimëkëmbje e plotë, aq e nevojshme për Gazën duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Robert Serri, koordinator special i OKB-së për paqen në Lindjen e Mesme.

Mbi 2100 palestinezë, kryesisht civilë janë vrarë në luftimet mes Izraelit dhe Gazës. Konflikti disa javor ka shkatërruar 18 ndërtesa duke lënë rreth 100 mijë persona pa shtëpi, 65 mijë prej të cilëve janë strehuar në azilet e OKB-së. Sipas Serrit, OKB-ja ka propozuar një doancion emergjence në shifrën e 550 milion dollarëve duke u bërë thirrje edhe palëve të tjera të interesuar për heqjen e bllokadës në Gaza, të mundësojnë rindërtimin e saj. Marrëveshja e arritur do të japë garanci përmes monitorimit nga OKB-ja.

I dërguari i saj siguroi izraelitët se materialet që do të hiqen nga territoret e Gazas nuk do të përdoren për qëllime ushtarake apo ndërtimin e tuenelve nëntokësore, siç është bërë në të kaluarën.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)