/ATSH-AFP/ - Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët (HCR), Antonio Guterres kërkoi sor shpërndarjen me të paktën 200 000 azilkërkuesve në Bashkimin Evropian dhe theksoi se të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian duhet ta kenë detyrim të marrin pjesë në këtë program.
"Personat që kanë një kërkesë për mbrojtje të vlefshme (...) duhet menjëherë të përfitojnë nga një program i shpërndarjes së azilkërkuesve me pjesëmarrjen e detyrueshme të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.", theksoi ai.
"Një vlerësim vërtet paraprak tregon nevojën potenciale për të rritur mundësitë e shpërndarjes me të paktën 200 000 azilkërkues", shkruan Guterres në një komunikatë.