/ATSH-AFP/ - Këshilli i Sigurimit në OKB kërkoi që të bëhet një hetim i shpejtë dhe transparent mbi vdekjen e ministrit palestinez, Ziad Abou Ein, që nodhi të mërkurën gjatë përplasjeve të disa manifestuesve me ushtarë izraelit.
Kjo deklaratë unanime, e publikuar të premten në mbrëmje, nuk i referohet aspak rethanave të dyshimta që vdiq ministri dhe konstaton për vullnetin e qeverisë Izraelite që të zhvillojë një hetim mbi këtë incident.
Pa drejtuar kritika eksplicite, të 15 anëtarët e Këshillit shprehin dhimbjen e tyre dhe ngushëllimet e tyre duke u shprehur se Ziad Abou Ein vdiq pas një manifestimi në qytetin palestinz Turmus Ayya.
Anëtarët e Këshillit inkurajojnë palët që të garantojnë një hetim të shpejtë dhe transparent.
Ata kërkuan gjithashtu që të tregohet përmbajtje e madhe dhe të abstenohen nga çdo masë që mund të destabilizojë më shumë situatën.
Ministri palestinez u vra gjatë një manifestimi paqësor, që mblidhte rreth 300 persona kundër konfiskimit të terreneve palestineze për kolonizimin izraelit, në rrethinat e kolonisë të Adei Ad pranë Ramallahut.
Qeveria palestineze, duke u bazuar mbi autopsinë e trupit të ministrit, flet për vrasje dhe mban Izraelin përgjegjës. Duke u bazuar në të njëjtën autopsi Izraeli flet për një aksident kardiak ndoshta të shkaktuar nga stresi tek një burr 55 vjeç që ka pasur më para probleme kardiake.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA