OKB, Jahjaga: Rruga e Serbisë
drejt BE të kushtëzohet me Kosovën

OKB, Jahjaga: Rruga e Serbisë<br />drejt BE të kushtëzohet me Kosovën
NEW YORK - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, u takua sot në selinë e OKB-së në New York me Sekretarin e përgjithshëm, Ban Ki Moon, ku tha se rruga e Serbisë drejt BE-së duhet të kushtëzohet me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën, njoftojnë mediat kosovare.

Në fjalën e saj presidentja Jahjaga  është shprehur se mes dy vendeve janë arritur marrëveshje të rëndësishme, por se ato duhet të zbatohen dhe në praktikë, ndërsa ka biseduar me Ban Ki Moon për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Sipas mediave kosovare, Jahjaga theksoi se rajoni i Ballkanit ndodhet në një moment vendimtar, kur është hapur mundësia për një paqe të qëndrueshme pas fillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndërsa shtoi se BE-ja ka ndërmarrë hapa konkretë për të fuqizuar këtë moment. 

Ajo tha se rruga e hapur e integrimeve evropiane e Kosovës dhe gjithë rajonit të Ballkanit do sigurojë më shumë stabilitet, dhe zhvillim ekonomik të vendeve të rajonit. Ndër të tjera Presidentja Jahjaga e vlerësoi rolin e Sekretarit Ban Ki Moon në mbështetje të Kosovës dhe theksoi se Kosova është e përkushtuar që të bëhet partnere e besueshme e OKB-së.

Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon vlerësoi zhvillimet pozitive në gjithë rajonin e Ballkanit, veçanërisht në dialogun e zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE dhe vazhdimin e angazhimit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)