OKB: Japonia, Ukraina, Egjipti, Senegali, Uruguaji të zgjedhurit e Këshillit të Sigurimit

/ATSH-AFP/ - Japonia, Ukraina, Egjipti, Senegali dhe Uruguaji u zgjodhën sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga një votim i Asamblesë së Përgjithshme.
Pesë vendet janë zgjedhur për një mandat dy vjeçar duke filluar nga 1 janari 2016.
Ato ishin të parazgjedhur në bazë rajonale dhe nuk kishte konkurentë për këto zgjedhje.
Ato u zgjodhën me pikë që shkonin nga 177 për Ukrainën në 187 për Senegalin, nga 193 anëtarë të Asamblesë.
Këshilli numëron 15 anëtarë, pesë prej të cilëve të përhershëm (SHBA, Francë, Rusi, Kinë, Britani e Madhe) me të drejtë vetoje.
Pesë të zgjedhurit e rinj do të zëvendësojnë duke nisur nga 1 janari Jordaninë, Çadin, Nigerinë, Lituaninë dhe Kilin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës