Kina mbështet kauzën palestineze dhe të drejtat e saj legjitime si komb ishte deklarata e ministrit të jashtëm Wang Ji I cili paralajmëron anëtarësimin e Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Okupimi afatgjatë i territoreve palestineze nuk mund të injorohet më është qëndrimi zyrtar i Kinës në një këtë dalje publike të ministrit të jashtëm.
Lufta sipas tij është një turp për qytetërimin duke përsëritur thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Ministri i Jashtëm i Kinës, bëri thirrje gjithashtu për një konferencë paqeje izraelito-palestineze, e cila do t'i jepte fund konfliktit disamujor midis Izraelit dhe Hamasit.
OKB ka dënuar urdhrin e Izraelit për evakuuim të civilëve të Gazës nga Rafah duke veçuar se kjo përbën një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut. Sipas OKB Rafah është e vetmja strehë e 70 % të banorëve të Gazës dhe e vetmja pikë e hapur humanitare.
Delegacionet e Katarit, Hamasit dhe Shteteve të Bashkuara u larguan nga Kajro pas dështimit të raundit të fundit të negociatave për armëpushim. Ndërsa SHBA po akuzohet se ka fshehur ndihmën e vërtetë të dhënë për Izraelin. Sipas Uashingon Post që nga fillimi i luftës SHBA ka miratuar dhe dorëzuar në heshtje më shumë se 100 shitje armësh në Izrael me mijëra municione të drejtuara me saktësi, armë të vogla apo të tjera vdekjeprurëse. Sipas Hamasit numri i të vdekurve në Rripin e Gazës ka kaluar 30 800 viktima.
Gaza
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të njoftojë të premten se ushtria amerikane do ta ndërtojë një port në Rripin e Gazës, për të mundësuar furnizim më të madh më ndihma në këtë territor përmes detit, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë.
Porti i përkohshëm do ta rrisë sasinë e ndihmave humanitare për palestinezët duke mundësuar dërgimin e “qindra kamionëve shtesë” brenda ditës, thanë zyrtarët.
Megjithatë, kjo nuk përfshin praninë e trupave amerikane në terren në Gazë, sipas tyre.
Do të nevojiten disa javë për ta ndërtuar portin, i cili do të jenë në gjendje të pranojë anije të mëdha që bartin ushqim, ujë, barna dhe shatorre të përkohshme.
Dërgesat e para do të mbërrijnë nga Qiproja, ku Izraeli do të kryejë inspektime të sigurisë.
Presidenti Biden pritet të njoftojë për këtë gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit amerikan të premten herët në mëngjes.
Vendimi i SHBA-së vjen pasi kriza humanitare është përkeqësuar në Rripin e Gazës, ku njerëzit përballen me mungesë të madhe ushqimi për mbijetesë.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se një çerek i popullsisë së Gazës është buzë urisë absolute./ REL
Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 30,800 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023.
Në raportimin e autoritetit palestinez thuhet ndër të tjera se 72,298 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve intensive.