OKB, Korea Veriut ka kryer shkelje
të drejtave të njeriut, të denohet

OKB, Korea Veriut ka kryer shkelje<br />të drejtave të njeriut, të denohet<br>
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbajti të martën seancën e radhës ku Komisioni për të drejtat e njeriut raportoi për situatën në Korenë e Veriut dhe dënoi mënyrën se si Kim Jong-un po trajton qytetarët e tij.

Komisioni dënoi shkeljen e të drejtave të njeriut nga Korea e Veriut, duke bërë një paralelizëm mes kequshqyerjes së koreano-veriorëve dhe programeve balistike dhe bërthamore të Phenianit.

Në seancën plenare të ardhshme në dhjetorë, Asambleja e Përgjithshme do të shënohet ky dënim në një rezolutë jodetyruese, e cila është miratuar nga komisioni.

Rezoluta dënon Korenë e Veriut për cënim të burimeve të saj për vijimin e programeve të armëve bërthamore dhe balistike, e gjitha kjo është bërë me propozimin e Japonisë dhe BE-së.

Në rezolutë janë shënuar të gjitha veprimet e Phenianit ndaj popupllit koreano-verior, ku përfshihet tortura, ekzekutime të mënjëhershme, ndalime arbitrare apo rrëmbimi I shtetasve të huaj si jashtë dhe brenda vendit.

Ambasadori koreano-verior, Ja Song Nam njoftoi se qeveria e tij hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë rezolurë, duke vlerësuar si një manovër për të diskredituar regjimin e Phenianit.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online