OKB/ Kryeministri Netanyahu: Hezbollah ka fshehur raketa mes shtëpive të Bejrutit

OKB/ Kryeministri Netanyahu: Hezbollah ka fshehur raketa mes shtëpive të Bejrutit

"Hezbollah ka fshehur një depo raketash mes shtëpive të Bejrutit."

Kjo është akuza më e fundit kundër milicisë Shiite e bërë nga kryeministri izraelit u Benjamin Netanyahu përpara Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Deklarimi pritet të rindezë polemikat, debatet dhe dyshimet në lidhje me shpërthimin që shkatërroi kryeqytetin libanez dy muaj më parë.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, i cili i quajti ‘gënjeshtra që si zakonisht përpiqen të nxisin libanezët kundër nesh".

Por akuzat e Netanyahut më shumë do të kenë efekte të rënda në krizën politike dhe shoqërore që ka paralizuar prej disa kohësh Libanin, duke rrezikuar formimin e qeverisë së re të kryeministrit të sapozgjedhur Mustapha Adib, teksa pandemia Covid dhe infalcioni po varfërojnë gjithnjë ë më shumë njerëzit.

Kryeministri izraelit, përmes një mesazhi video me Selinë e OKB –së foli për raketa të fsehura  në një zonë rezidenciale midis qendrës së kryeqytetit Bejrut dhe aeroportit ndërkombëtar, ku ka hotele luksoze dhe disa ambasada.

 "Hezbollah i ka vendosur armët e tij të shkatërrimit mes shtëpive të civilëve dhe pranë pikave të shitjes dhe depozitimit të karburantit" – tha kryeministri Netanjahu duke treguar më pas edhe një hartë të Berjutit. "Këtu do të jetë shpërthimi i radhës"- tregoi me gisht kryeministri izraelit duke iu drejtuar libanezëve me fjalët "Ju duhet të veproni, duhet të protestoni sepse nëse ndodh shpërthimi do të jetë një dramë tjetër edhe më e rëndë. Irani dhe Hezbollahu kanë vënë në rrezik jetën e familjeve tuaja”

Pas shpërthimit kolosal që shkatërroi portin e Bejrutit dhe vrau gati 200 njerëz, me një valë shoku të barabartë me atë të një bombe atomike , pati zëra për praninë e bombave të tjera të Hezbollahut, industriale apo artizanale, si shpërthimi i tre mijë tonë nitrat amoni që ishin grumbulluar në zonën doganore të portit të kryeqytetit.

Në kolapsin e ekonomisë libaneze, protestat kanë shënjestruar vazhdimisht strukturat politike sektare të vendit, të akuzuara se iu kanë garantuar pushtetin disa klaneve të korruptuara familjare. Edhe Hezbollah ka qënë gjithashtu në shenjestrën e disa protestave në rrugë

Pas deklarimit të Netanjahut, ambasadori izraelit në OKB i kërkoi Këshillit të Sigurimit të zhvillonte një diskutim urgjent mbi çëshjten dhe të shpallte Hezbollah-un organizatë terroriste".

 Por shumë vende, veçanërisht në Bashkimin Europian, ndryshe nga Izraeli bëjnë dallime midis milicisë së Hezbollah dhe lëvizjes politike që ajo përfaqëson, të pranishëm në parlament dhe të mbështetur nga komuniteti Shiit ekzistent në Bejrut dhe në zonën jugore të vendit.

Kryeministri izraelit gjithashtu sulmoi planet bërthamore të Iranit dhe deklaroi se "Së shpejti ai do të ketë pasuruar uranium të mjaftueshëm për të ndërtuar dy koka bërthamore, duke tejkaluar shumë kufijtë e Traktatit të vitit 2015".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja