Dita e 6-të e bombardimeve franceze kundër grupeve terroriste në pjesën veriore të Malit.
Grupet terroriste janë tërhequr nga qytetet kryesore, duke përfshirë Gaon dhe Duencën.

OKB-ja mbështet ndërhyrjen e Francës, ndërsa presidenti Francois Hollande thekson nga Emiratet e Bashkuara Arabe se trupat në terren do të shtohen.
 Nga ana e tij, sekretari amerikan për mbrojtjen, Leon Paneta, deklaroi se operacionet ushtarake franceze në vendin afrikan janë shumë të rëndësishme në kuadrin e përpjekjeve botërore për të penguar grupet terroriste të krijojnë baza.

 Ndërkohë rebelët terroristë deklaruan se do të godasin në zemër të Francës.
 Ndërkaq, organizata si “Mjekët pa kufij” po bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar rreth 30 mijë të shpërngulurit për shkak të ndeshjeve me armë.
(v.gj/shqiptarja.com)