OKB: Mbi 200 ish-zyrtarë afganë të vrarë që kur talebanët morën pushtetin

OKB: Mbi 200 ish-zyrtarë afganë të vrarë që kur talebanët morën pushtetin

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan tha më 22 gusht se më shumë se 200 ish-anëtarë të ushtrisë, forcave të zbatimit të ligjit dhe qeverisë së Afganistanit janë vrarë që kur talibanët morën pushtetin në vend, përkundër vendimit për amnisti.

Misioni i OKB0-së në Afganistan (UNAMA) tha në një raport se kishte regjistruar të paktën 218 vrasje jashtëgjyqësore që nga marrja e pushtetit në Afganistanit nga talibanët në mes të vitit 2021 e deri në qershor të këtij viti.

“Në shumicën e rasteve, individët u arrestuan nga forcat e sigurisë de fakto, shpesh për një kohë të shkurtër, përpara se të vriteshin”, thuhet në raportin e UNAMA-s.

Udhëheqësit e lartë të talibanëve kanë thënë se ish-zyrtarët e qeverisë dhe ish-anëtarët e ushtrisë do të amnistohen me urdhër të liderit të tyre suprem.

Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga talibanët tha në përgjigje të UNAMA-s se nuk kishte marrë raporte për ndonjë rast të mosrespektimit të urdhrit për amnisti dhe se çdo rast që kishte ndodhur do të hetohej.

Rreth gjysma e vrasjeve të regjistruara nga UNAMA ndodhën në katër muajt e parë pasi talibanët morën pushtetin, ndërsa forcat e huaja të përkrahura nga SHBA-ja po tërhiqeshin në gusht të vitit 2021, ndërsa 70 raste u regjistruan gjatë vitit 2022.

“Për shumicën e shkeljeve të përmendura në këtë raport, ka informacion të kufizuar në lidhje me masat e marra nga autoritetet de fakto për t’i hetuar incidentet dhe për t'i mbajtur autorët përgjegjës”, tha UNAMA, duke iu referuar administratës talibane.

“Mosndëshkimi i dukshëm përmes të cilit anëtarët e autoriteteve de fakto vazhdojnë të kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë ish-ushtrisë është një shqetësim serioz”, thuhet tutje në raport.

Në total, UNAMA ka regjistruar 800 incidente të shkeljeve të të drejtave të njeriut të lidhura me talibanët ndaj ish-punonjësve të qeverisë dhe ushtrisë, duke përfshirë arrestime arbitrare, zhdukje më forcë dhe torturim.

Shumica ishin kundër ish-anëtarëve të forcave të sigurisë dhe policisë, tha misioni.

Ministria e Punëve të Jashtme e udhëhequr nga talibanët tha se udhëheqësi i tyre suprem kishte lëshuar urdhrin për amnisti dhe një urdhër tjetër kundër torturimit dhe keqtrajtimit të njerëzve në paraburgim.

“Asnjë personel ushtarak i administratës së mëparshme nuk është arrestuar, ndaluar apo torturuar për shkak të aktiviteteve të tij në institucionet e sigurisë”, thuhet në deklaratën e tyre, e cila është pjesë e raportit të OKB-së./REL

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari