OKB: Mbi 2,500 emigrantë të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe në 2023

Më shumë se 2,500 emigrantë humbën jetën ose u zhdukën teksa përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Evropë deri më tani në vitin 2023, tha një zyrtar i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët. Ndërsa afro 186 mijë njerëz kishin mbërritur në vendet evropiane gjatë së njëjtës periudhë.

Ruven Menikdiwela, drejtor i zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) në Nju Jork, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten se nga 186 mijë që kishin kaluar Mesdheun, vetëm 83% kishin zbarkuar në Itali, raporton agjencia e lajmeve AlJazeera.

“Deri më 24 shtator, mbi 2,500 njerëz u llogaritën si të vdekur ose të zhdukur vetëm në vitin 2023”, tha Këshilli i Sigurimit Ruven Menikdiwela, drejtor i zyrës së UNHCR-së në Nju Jork.

Po ashtu, njerëzit që kishin kaluar Mesdheun kishin zbritur edhe në disa vende të tjera si Greqi, Spanjë, Qipro dhe Maltë.

S.S/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli

Përshëndetje naziste në Marseille, tifozi i Atalantës ndalet nga policia në stadium dhe dërgohet në qeli