OKB nxjerr raportin: Më shumë se 9 mijë civilë të vrarë në Ukrainë

OKB nxjerr raportin: Më shumë se 9 mijë civilë të vrarë në Ukrainë

Varret e viktimave të paidentifikuara

Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara tha se 9.083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar rus në shkurtin e kaluar deri më 18 qershor të këtij viti.

Sipas të dhënave të OKB-së, 15.779 civilë janë plagosur.

Vetëm në qershor, 112 civilë u konfirmuan se janë vrarë dhe 445 të tjerë të plagosur, tha OKB-ja përmes një deklarate.

OKB paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak se ka vonesa në pranimin e informacioneve nga disa vende ku luftimet e ashpra po vazhdojnë, duke shtuar se disa raporte ende duhet të konfirmohen.

“Kjo ndodh, për shembull, në Mariupol [rajoni i Donjeckut], Lisiçansk, Popasna dhe Severodonjeck [rajoni i Luhanskut] ku ka supozime se ka një raste të vrasjeve të civilëve”, tha OKB.

Shumica e viktimave ishin vrarë nga zjarri i artilerisë së rëndë, por edhe nga raketat dhe sulmet ajrore, tha OKB-ja.

Më 19 prill, Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës tha se kishte regjistruar afër 80.000 krime potenciale të luftës të kryera nga ushtria ruse që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022.

Ukraina insiston në krijimin e një tribunali ndërkombëtar për krimin e agresionit të Rusisë./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 20/06/2023 13:13

    Per 13000 shqiptare te zhdukur ne luften e Kosoves OKB kure nuk e ka permendur as nji here pra ketu shihet se sa vleresohen te drejtat e njeriut me FE muslimane e sidomos Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!