OKB: Nëse nuk ka armëpushim, përhapja e urisë në Rripin e Gazës pothuaj e sigurt

OKB: Nëse nuk ka armëpushim, përhapja e urisë në Rripin e Gazës pothuaj e sigurt

Disa zyrtarë të OKB-së për çështjet humanitare paralajmëruan të martën se ekziston një rrezik i lartë i urisë së shkaktuar nga konflikti në Rripin e Gazës nëse lufta nuk ndalet së shpejti.

“Nëse asgjë nuk bëhet, ne kemi frikë se uria e përhapur në Gazë është pothuajse e pashmangshme dhe konflikti, në të cilin që nga tetori janë vrarë pothuajse 30,000 njerëzve dhe janë plagosur më shumë se 70,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, do të sjellë më shumë viktima”, tha Ramesh Rajasingham, drejtor i divizionit të koordinimit në zyrën humanitare të OKB-së.

Ai foli në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirrur nga Algjeria, Guajana, Sllovenia dhe Zvicra, mes shqetësimeve në rritje se uria po përdoret si armë lufte.

Rajasinghami tha se të paktën 576,000 njerëz në Rripin e Gazës, 25% e popullsisë, janë një hap larg urisë dhe praktikisht e gjithë popullata po mbështetet në ndihmën e pamjaftueshme ushqimore humanitare për të mbijetuar.

“Gaza po përballet me nivelin më të lartë të kequshqyerjes së fëmijëve në botë”, tha Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit. “Një në gjashtë fëmijë nën moshën 2 vjeç është i kequshqyer në mënyrë akute.”

Shefi i OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths, në një memorandum dërguar Këshillit të Sigurimit para takimit përmendi rrezikun e urisë të shkaktuar nga konflikti.

“Nevojiten veprime të menjëhershme për të parandaluar urinë e shkaktuar nga konflikti dhe pasigurinë e përhapur ushqimore në Gazë”. Ai bëri thirrje për një armëpushim dhe i kërkoi këshillit të përdorë ndikimin e tij dhe të ndërmarrë veprime për të lehtësuar dergimin e ndihmave në dhe brenda Gazës.

Izraeli mohoi akuzat se po pengon ose kufizon dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës.

“Vetëm një armëpushim, i cili duhet të respektohet nga të gjitha palët në konflikt, mund të garantojë dërgimin e ndihmave humanitare pa ndërprerje, duke siguruar ndihmën e duhur dhe në kohë”, tha ambasadori i Sllovenisë në OKB, Samuel Žbogar.

Madje edhe Shtetet e Bashkuara, aleati më i madh i Izraelit, tregoi shprehu pakënaqësinë me ritmin e ngadaltë të dërgimit të ndihmave, duke i bërë thirrje Izraelit që të mbajë të hapur të paktën një pikë kufitari për kalimin e ndihmave. “Thjesht, Izraeli duhet të bëjë më shumë”, tha ambasadori Robert Wood.

Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake për të shkatërruar Hamasin pasi militantët e tij u futën në Izraelin jugor më 7 tetor dhe vranë 1200 njerëz, sipas zyrtarëve izraelitë. Rreth 250 të tjerë u morën peng.

Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Bashkimi Evropian, ende mban rreth 130 pengje në Rripin e Gazës, duke përfshirë 30 që besohet të jenë të vdekur./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës