OKB, Nishani takon krerë shtetesh
SHBA: Ju mbështesim për në BE

OKB, Nishani takon krerë shtetesh<br />SHBA: Ju mbështesim për në BE
NEW YORK- Në punimet e Sesionit tё 69-tё tё Asamblesë së Përgjithshme të Organizatёs sё Kombeve tё Bashkuara ka marrë pjesë edhe Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani. Ky i fundit ka kryer një sër takimesh me presidentë të vendeve të ndryshme të europës e jo vetëm, si dhe me vet Zёvendёsndihmёs Sekretarin pёr Çёshtjet Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Lee.

Presidenti i vendit tonë, Nishani, zhvilloi takime me Presidentët e Hungarisë, Sllovakisë, dhe me Emirin e Katarit, të cilët, në sitnton, kanë uruar qytetarin e parë të vendit tonë për marrjen e statusit kandidatë në BE. Nga këta të fundit vendi ynë mori dhe pëlqimin për rolin konstruktiv për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ndërsa Presidenti Nishani nga ana e tij ka shprehur disponibilitetin e vendit tonë për të mirëpritur më shumë investime nga biznese të ndryshme të këtyre vendeve, duke i dhënë dhe një rendësi të veçantë, gjatë takimeve, edhe sferës së ekonomisë.

Ndërsa gjatë takimit me zv/ndihmёs Sekretarin pёr Çёshtjet Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Lee, ky i fundit ka vlerësuar kontributin e veçantë të vendit tonë në luftën kundër terrorizmit dhe gjithashtu ka dhënë konfirmimin se Shqipëria do të marri mbështetje nga ana e SHBA gjatë të gjithë procesit të antarësimit në Bashkimin Europian.

Takimi me Presidentin e Hungarisё, János Áder.

Presidenti Nishani pasi i ka vlerësuar marrёdhёniet ndërmjet dy vendeve tona tё shkёlqyera dhe tё bazuara nё njё miqёsi historike, ka falenderuar Hungarinё pёr mbёshtetjen e Shqipёrisё nё procesin e integrimit europian dhe veçanërisht në marrjen e statusit tё vendit kandidat.  Nishani nga ana e tij gjithsesi theksoi se ka ende shumё hapёsirё pёr forcimin e bashkёpunimit politik dhe ekonomik dhe gjithashtu i ftoi investitorёt hungarezё tё shfrytёzojnё mundёsitё e ofruara nga tregu shqiptar nё sektorё si: turizmi, energjetika, bujqёsia dhe infrastruktura.

Nga ana e tij Presidenti Áder e uroi Presidentin Nishani pёr hedhjen e njё hapi tjetёr tё rёndёsishёm drejt Bashkimit Europian, marrjen e statusit tё vendit kandidat. Gjithashtu, Áder, siguroi se Hungaria do tё mbёshtesё Shqipërinë nё hapat e mёtejshёm tё integrimit evropian deri nё anёtarёsimin e plotё.

Áder vlerësoi pozitivisht situatёn nё rajon, perspektivёn europiane dhe rolin konstruktiv tё Shqipёrisё dhe Kosovës pёr paqe dhe stabilitet tё qёndrueshёm.

Në fund të takimit Presidenti Nishani e ftoi homologun hungarez pёr tё zhvilluar njё vizitё zyrtare nё Shqipёri, ftesё kjo, e cila u prit me kёnaqёsi.

Takimi i Presidentit Nishani me homologun sllovak, Andrej Kiska.

Presidenti Nishani u shpreh, gjatё takimit me Kiska, se marrёdhёniet shumё tё mira politike ndёrmjet Shqipёrisё dhe Sllovakisё, tё cilat janё pasuruar mё tej nga kontaktet dhe vizitat e nivelit tё lartё tё kohёve tё fundit, pёrbёjnё njё bazё tё shёndoshё pёr zhvillimin e bashkёpunimit ekonomik. Në këtë kuadër, Nishani veçoi energjinё, minierat, turizmin dhe infrastrukturën, si sektorёt mё dinamikё ku kompanitё sllovake mund tё investojnё “duke pёrfituar edhe nga klima miqёsore ndaj investimeve tё huaja dhe forca punёtore e kualifikuar dhe konkurruese nё Shqipёri’.

Nga e tij Presidenti slloven, Kiska, vlerёsoi pёrparimin e Shqipёrisё dhe e uroi Presidentin Nishani pёr marrjen nga Shqipёria tё statusit tё vendit kandidat. Gjithashtu Kiska siguroi se vendi i tij do tё vazhdojё ta mbeshtesё Shqipёrinё nё rrugёn e integrimit evropian, dhe nёnvizoi se duhet punuar pёr tё pёrcjellё imazhin e vёrtetё tё Shqipёrisё tek shtetasit sllovakё, si edhe informacionin pёr potencialin turistik dhe ekonomik qё ofron.

Takimi me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Presidenti Nishani u takua dhe me Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Tamin Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani.

Presidenti dhe Emiri i Shtetit tё Katarit vlerësuan, njëzëri, frymёn e miqёsisё sё ngushtё dhe dinamikёn e zhvillimit tё marrёdhёnieve ndërmjet dy vendeve tona, duke nёnvizuar  gjithashtu se, nё kёtё frymё, duhet tё pasurohet dhe forcohet mё tej bashkёpunimi nё fusha me interes tё ndёrsjellё.

Nё kёtё kuadёr, Presidenti Nishani u shpreh se në vendin tonë ka shumё mundёsi pёr investime, falё pasurive natyrore, kuadrit ligjor favorizues, klimёs miqёsore pёr investimet e huaja, njё force pune tё kualifikuar dhe konkurruese, si edhe pozicionit gjeografik tё Shqipërisë. Kreu i vendit tonë tёrhoqi vёmendjen dhe tek potencialet e mёdha tё turizmit shqiptar.

Emiri i Shtetit tё Katarit, nga ana e tij, vuri nё dukje gatishmërinё e biznesit pёr tё investuar nё projekte konkrete në vendin tonë dhe nënvizoi gjithashtu se krijimi i linjës ajrore Doha-Tiranё, duke filluar nga viti 2016, do tё kontribuonte në aspektet e siperpërmendura.

Takimi me Zёvendёsndihmёs Sekretarin pёr Çёshtjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Lee.

Gjatë qëndrimit nё New York, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi  dhe një takim me zёvendёsndihmёs Sekretarin nё Zyrёn pёr Çёshtjet Evropiane dhe Euroaziatike nё Departamentin e Shtetit të SHBA, zotin Hoyt Lee.

Presidenti Nishani, duke folur pёr situatën në vend, pas marrjes sё statusit tё vendit kandidat nё Bashkimin Europian, u përqendrua nё sfidat qё lidhen me reformimin e drejtёsisё, me ndёrtimin e njё administrate profesionale (jashtё ndikimeve politike) dhe me luftёn kundёr krimit e korrupsionit.

Mё tej, Presidenti e siguroi diplomatin e lartё amerikan se Shqipёria do tё vazhdojё tё ndjekё politikёn e fqinjësisё sё mirё dhe bashkёpunimit nё mbёshtetje tё paqes dhe sigurisё sё qëndrueshme nё rajon. Gjithashtu, Nishani, vuri nё dukje vendosmërinё e Shqipёrisё pёr tё vazhduar kontributin e saj, pёrkrah aleatёve, nё koalicionin kundёr terrorizmit dhe ekstremizmit.

Nga ana e tij Lee shprehu urimet pёr marrjen e statusit tё vendit kandidat duke pёrgёzuar Shqipёrinё pёr rolin konstruktiv nё rajon, dhe veçanёrisht pёr bashkёpunimin nё luftёn kundёr terrorizmit. Gjithashtu Lee ka siguruar Presidentin Nishani se Shtetet e Bashkuara do tё vazhdojnё tё ndihmojnё Shqipёrinё nё procesin e integrimit evropian.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë